VIDEO/ Pamjet e nxjerrjes së makinës, që e mori lumi në Lezhë
Këto janë pamjet e nxjerrjes së makinës fuoristradë nga ujërat e lumit në fshatin Kaluer në zonën e Ugrejt, në Lezhë.
Një familje 5 anëtaresh u fut me këtë makinë në lum me qëllim për të kaluar në anën tjetër të tij, por ngecën në mes të ujit, për shkak të rrjedhës.
Niveli i lumit dhe rrjedha e fortë e ka izoluar makinën duke lënë të bllokuar 5 personat të cilët ishin në makinë.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë bërë të mundur daljen e tyre nga makina duke ju shpëtuar jetën.
Më pas me ndihmën e një eskavatori është bërë e mundur edhe nxjerrja e makinës nga ujërat e lumit.