VIDEO-SYRI TV/ 'Deputetja ka përfituar pasuri publike', GJK shqyrton kërkesat e PD për Xhaçkën

Këtë të mërkurë Gjykata Kushtetuse ka shqyrtuar kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Gjatë seancës avokatët që përfaqësojnë PD bën me dije Xhaçkës duhet ti hiqet mandati i deputetes për shkak se është në konflikt interesi, sepse bashkëshorti i saj ka përfituar nga qeveria si investitor strategjik. Sipas dy avokatëve të PD-së Xhaçka ka përfituar pasuri publike.

Nga SYRI TV

Gjykata Kushtetuese ka nisur këtë të mërkurë shqyrtimin e ankimimit të bërë nga Partia Demokratike për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti I saj ka përfituar nga qeveria si investitor strategjik. Në kërkesën e firmosu,  28 deputetët, mes të cilëve edhe kryedemokrati Sali Berisha, arsyetojnë se bazuar në ligjin për konfliktin e interesit provohet se deputetja Olta Xhaçka ka kryer veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit.

Gjatë seancës, relatorja e çështjes gjyqtarja Sonila Bejtja teksa solli në vëmendje kodin e familjes,  deklaroi se kërkuesit pretendojnë se shumica parlamentare duke vendosur mosdërgimin e çështjes ka abuzuar me pushtetin, si dhe deputetja Olta Xhaçka ka përfituar nga pasuritë publike duke shkelur nenin 70 të kushtetutës.

Sipas kodit të familjes, çdo pasuri e vendosur gjatë martesës është pasuri e përbashkët dhe ministrja është bashkëpronare së bashku me bashkëshortin.

Avokatët e Partisë Demokratike theksuan se bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi e ka themeluar shoqërinë në vitin 2015. Ndërsa në vitin 2021 ky subjekt ka marrë statusin e investitorit strategjik. Ndaj avokatët shprehen sipas këtij vendimi, subjekti do kishte përfitime direkte dhe te mira publike nga shteti shqiptar, ku përfshihen edhe shfrytëzimi i brigjeve te detit për 30 vjet.

Ne vlerësojmë që kuotat e bashkëshortit të ministres, I zotëron edhe deputetja Olta Xhaçka në 50 përqind. Statusin e investitorit strategjik, siç duket për të shmangur konfliktin e interesit, deputetja së bashku me bashkëshortin krijon një artificë, duke shpallur si investim strategjik kompaninë e kunatës së deputetes, kompani që kishte 20 ditë e krijuar.

Ky fakt është pranuar nga bashkëshorti Artan Gaçi në media. Duke përfituar statusin e investitorit strategjik, I është rritur vlera e pronës. Ne pretendojmë që zonja Xhaçka ka përfituar pasuri publike dhe kjo përkthehet në përfitime monetare. Ajo ka cënuar besimin te publiku. Ne vlerësojmë që papajtueshmëria ka lindur që në momentin që ka përfituar statusin investitor strategjik. Për shkak të lidhjes specifike që ka deputetja me zotin Gaçi, është drejtpërdrejtë cenim i nenit 70, përfitimi i një pasurie publike.

Në seancë, deputeti demokrat Agron Shehaj denoncoi edhe mos vendosjen në dispozicion të marrëveshjes mes dy kompanive AIDA.

Unë kam kërkuar marrëveshjen mes dy kompanive AIDA, dhe nuk më është vendosur në dispozicion. Më është refuzuar informacioni.

Më herët në Gjykatën Kushtetuese u shqyrtua edhe kërkesa e bërë nga një grup deputetësh që ndjekin Enkelejd ALibeajn, të cilët kërkuan nga Gjykata Kushtetuese të shprehej mbi kompetencën nëse është gjykata supreme apo Kuvendi që duhet të marrë vendimin në lidhje me ligjshmërinë e mandatit të ministres Olta Xhaçka.