Nuk arriti dot Mudryk, Arsenali 'shënjestron' sulmuesin e Romës
Arsenali humbi betejën në merkato përballë Chelsea, të cilët blenë përfundimisht talentin Mykhaylo Mudryk. “Topçinjtë” tani kanë hedhur sytë në Serie A, për sulmuesin 23-vjeçar të Romës.
Sipas “Calciomercato”, Arsenali kërkon një sulmues anësor dhe tashmë është futur në pistën e Nicolo Zaniolo. Ky i fundit është pëlqyer prej kohësh nga tekniku i londinezëve, Mikel Arteta, i cili dëshiron që së shpejti të nisin negociatat me Romën.
Shuma që Arsenali pritet të ofrojë në drejtim të Romës për Zaniolon është 30 deri në 40 milionë euro. Megjithatë londinezët nuk mbeten vetëm në garë për sulmuesin, pasi ai pëlqehet dhe nga Newcastle United.
Kontrata aktuale e Zaniolos me Romën skadon në qershor të vitit 2024, dhe për momentin nuk ka asnjë sinjal nga verdhekuqtë për rinovimin e kontratës. Mesa duket kjo ka ndikuar dhe në lojën e tij pasi në 13 javë të Serie A, italiani ka shënuar vetëm një gol.