VIDEO/ Eksperti Muço: Qindra milionë euro për kapsulim. Qeveria fsheh vjedhjet, godet nënat që shesin perime!
Nuk kanë fund skandalet me inceneratorët. Sot u publikua një video e një nate më parë me pamje nga landfilli e Sharrës ku shikohet qartë se mbeturinat thjeshtë groposen, pa asnjë lloj përpunimi, djegieje, në të ashtuquajturin incenerator për të cilin paguhen 29 euro për ton nga taksat e qytetarëve.
I ftuar në 'Edicionin e Pasdites' të orës 16:00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, për të folur mbi këto fakte të reja mbi aferën e inceneratorëve, ishte Klodian Muço, ekspert ekonomie.
Ai u shpreh se ndërkohë që kjo qeveri anashkalon afera të tilla ku bëhët fjalë për miliona euro, ka në fokus largimin nga trotuari të shitësve ambulantë.
"Inceneratorët kanë nisur më afera që në fillim, u krijuan, domethënë u bë një kërkesë për lëjë ndërkohë nuk ishte aktivizuar kompania. Dolën me dhjetëra miliona euro që po bënin evazion fiskal që nga një anë shisnin inerte dhe nga ana tjetër rimbursonin faturat me fruta, sheqer apo e të tjera.
Në thelb çfarë doli e re?!
Doli se edhe pse po paguhen dhjetëra milona euro dhe po të shikojmë buxhetin e bashkisë Tiranë, shohim se kanë një rritje të kostove për mbetjet dhe nga ana tjetër shikojmë se te inceneratori i Tiranës nuk bëhet incenerim por thjesht kapsulim dhe kjo u konfirmua dje me fakt se çfarë ndodhte realisht.
Pra, nga njëra anë kemi pagesa prej dhjetëra miliona eurosh, por nga ana tjetër nuk bëhet asgjë dhe lind natyrshëm pyetja:
Pse paguajnë këto para nga qytetarët dhe pse shpërdorohen kështu lekët e taksa paguesve shqiptarë?
Sot po ndiqja se si policia bashkiake vajti gjeti një nga nënat e vjetra dhe i sekuestroi preshët vetëm se shfrytëzonte ambientet publike dhe si ka mundësi që një abuzim kaq i madh që ka vajtur në dhjetëra miliona euro, mbi 180, tani nuk iu bie në mendje?" u shpre Muço.