Bayern nënshkruan me Yan Sommer
Bayern Munchen ka bërë nënshkrimin e madh. Skuadra gjermane ka arritur marrëveshje me Borusia Monchengladbach për portierin Yan Sommer.
Portieri 34-vjeçar do të jetë zëvëndësues i Manuel Neuer, që pësoi një dëmtim të rëndë pak javë më parë.
Sommer aktualisht ndodhet në klinikën e bavarezëve ku po i nënshtrohet testeve mjekësore.
Sommer e lë Monchengladbachin pas plot 8 vitesh e gjysmë.