EMRAT/ Katër të arrestuar në Vlorë për korrupsion, drogë dhe pengmarrje
Katër persona në kërkim për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës.
Uniformat blun arrestuan shtetasin M. M., 64 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".
Po kështu është arrestuar Arsen Shyti, 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet, 3 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve”.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë kapur gjithashtu shtetasit Miky Ibrahimi, 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe Eliton Demiraj, 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Njoftimi i plotë:
DVP Vlorë/Kontrolle të befasishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”.
Kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariateve në varësi, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë hartuar një plan masash në kuadër të të cilit janë zhvilluar kontrolle të befasishme në ambiente të ndryshme që mund të frekuentohen nga persona të shpallur në kërkim, me qëllim kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë kapur 4 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Sektorit të Hetimit të Krimeve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Vlorë, kanë kapur shtetasit:
– M. M., 64 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
– Arsen Shyti, 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet, 3 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë kapur shtetasit:
– Miky Ibrahimi, 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
-Eliton Demiraj, 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.