'Vjedhja Rama-Veliaj'/ Kryemadhi: Shihni pamjet! Paguajmë 29 euro/ton për groposjen e mbetjeve
"Ja të dashur shqiptarë se si shteti ua shet sapunin për djathë. Droni i natës ka filmuar mbrëmë! Paguajmë 29 Euro/Ton vetëm për groposje të mbetjeve. Vazhdon vjedhja e shqiptarëve nga dyshja Rama-Veliaj."
Monika Kryemadhi, deputetja e PL, ka tërhequr vëmendjen sot me një video në TikTok ku kërkon vëmendjen e qytetarëve shqiptarë për atë që ka ngjarë edhe një natë më parë në landfillin e Sharrës: thjesht groposje e mbeturinave, asnjë lloj përpunimi, djegieje, në të ashtuquajturin incinerator për të cilin paguhen 29 euro për ton nga taksat e qytetarëve.
Kryemadhi troket me fjalët: "Vëmendje! Droni u ngrit dhe mbrëmë natën! Mafia e Plehrave vazhdon dhe gropos plehrat në Sharrë. 54 milionë euro ka paguar Erion Veliaj nga paratë e qytetarëve të Tiranës dhe të të gjithë shqiptarëve për mafien plehrave. Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çdo minutë dhe çdo sekondë nga xhepat e tyre për të mbushur llogaritë bankare të off-shoreve të Edi Ramës dhe të Erion Veliajt. Shikoni pamjet!"
@monika.kryemadhi Ja të dashur shqiptarë se si shteti ua shet sapunin për djathë. Droni i natës ka filmuar mbrëmë! Paguajmë 29 Euro/Ton vetëm për groposje të mbetjeve. Vazhdon vjedhja e shqiptarëve nga dyshja Rama-Veliaj. #fyp #tiktok ♬ original sound - Monika Kryemadhi