EMRI/ Mbytet një grua në lumin Shkumbin, 48-vjeçarja kishte dalë për të hedhur mbeturinat
Një person i mbytur është gjetur ditën e sotme në lumin Shkumbin. Mësohet se gruaja e mbytur është gjetur në orët e mesditës.
Ende nuk dihet identiteti i saj, por mësohet se është 48-vjeçarja, Suzana Dikae cila kishte dalë për të hedhur mbeturinat në momentin që e ka marrë rrjedha e lumit.
Familjarët kanë njoftuar policinë, ndërsa sot në ujërat e lumit Shkumbin është evidentuar një kufomë. Sakaq, polumbarët ka nxjerrë trupin e pajetë nga uji.
Bëhet me dije nga gazetarët e Syri.Tv dhe nëpërmjet videove se familjarët e kanë identifikuar trupin e viktimës si familjarja e tyre.