SYRI TV/ Reshje të dendura shiu gjatë gjithë javës, rriten prurjet në lumenjtë Drin, Bunë, Mat, Vjosë
Reshjet e dendura të shiut të cilat do të vijojnë edhe përgjatë ditëve të ardhshme pritet të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë Drin-Buna, Mat dhe Vjosë.
Përfaqësuesja e IGJEUM, Anira Gjoni tregon për SYRI TV se cilat janë qarqet më të rrezikuara nga përmbytjet. Ndërkohë gjatë fundjavës pritet të ketë pakësim të reshjeve dhe ulje të temperaturave.