Mandati i Olta Xhaçkës/ Kushtetuesja tërhiqet për vendimin, pritet të…
Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar sot kërkesën e PD për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Seanca e nisur në orën 10:00 është mbyllur në orën 13:20.
Gjykata Kushtetuese, pas dëgjimit të pretendimeve nga palët, u tërhoq për vendim, i cili pritet të shpallet brenda 30 ditëve.
Maxhoranca dhe opozita kanë pasur përplasje për mandatin e zonjës Xhaçka. Opozita pretendon se Xhaçka nuk duhet të gëzojë këtë mandat pasi ka bërë shkelje.
Sipas opozitës, bashkëshorti i Xhaçkës ka përfituar nga qeveria si investitor strategjik. Opozita, me anë të dy grupeve, pasi kemi dy kërkesë-padi, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese.
Partia Socialiste ka rrëzuar dy herë kërkesat e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike, që do të përfshinte edhe hetimin e përfitimit të pasurisë publike nga bashkëshorti dhe familjarë të tjerë të Xhaçkës.