SYRI TV/ Braktiset fshati Bejkovë në Ersekë, banorët: Ja ç'na tha Xhaçka

Fshati Bejkovë në Ersekë është braktisur nga njerëzit. Shkak është bërë mungesa e investimeve dhe shpresës. Banorët tregojnë se ministrja Olta Xhaçka u ka thënë gjatë fushatave elektorale se nuk investojnë në këtë zonë për shkak se nuk ka njerëz

SYRI TV

Mungesa e rrugës, ujit të pijshëm dhe shpresës, ka bërë që fshati Bejkovë në Kolonjë, sot të popullohet vetëm nga të moshuar.

Në fshat janë vetëm 22 familje, të cilat merren kryesisht me blegtori. Banorët, që ende frymojnë në këtë fshat, shprehen se pas demokracisë, Bejkova ka qenë e diskriminuar për investime në infrastrukturë, rrjet kanalizimesh apo dhe shërbime.

Kryeplaku i fshatit, Petro Xhomaqi tregon me keqardhje braktisjen që po i bëhet fshatit, ndërsa thekson se rritja e çmimeve ka varfëruar banorët. Ai thotë se problem kryesor është mungesa e rrugës.

Por mungesa e investimeve duket se është e qëllimtë. Për këtë një banore tregon një episod me ministren Olta Xhaçka.

Në fshatin Bejkovë nuk ka as qendër shëndetësore, shkollë apo dhe shërbime të tjera, të cilat sadopak, do të lehtësonin jetesën e këtyre banorëve.