", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/18/auto_-640-0-et4rfr4tjpg-16740264741674044104.jpg", "width": 900, "height": 529 } }

VIDEO/ Kamerat kapin momentin kur djali tenton të rrëmbejë punonjësen e kafenesë

Një punonjëse në një kafene në Uashington, D.C., përjetoi momente tmerri të hënën e kaluar, kur një burrë u përpoq ta tërhiqte nga dritarja ku ajo u shërbente klientëve, në automjetin e tij.

Departamenti i Policisë Auburn postoi videon e kapur nga kamera e sigurisë së kafenesë në Twitter, duke treguar tentativën për rrëmbimin e punonjëses, e cila për fat i shpëtoi planeve të errëta të rrëmbyesit të mundshëm. 

Autoritetet i kërkuan publikut të ndihmonte në identifikimin e sulmuesit, disa nga tiparet e të cilit - përfshirë tatuazhet e tij të mëdha - janë kapur në pamjet.

View this post on Instagram

A post shared by USA TODAY (@usatoday)