FOTO/ Presidenti i PSG-së dhe Salah kapen 'mat' në Londër

Një lajm i “çmendur” për një transferim të mundshëm ka nisur të qarkullojë në rrjet, pas publikimit të një fotoje të presidentit të PSG-së, Naser Al-Khealifi me yllin e Liverpool-it, Mohamed Salah. 

Sipas medias italiane “La Gazzetta dello Sport”, të dy janë kapur “mat” në një restorant në Londër teksa shihen nën shoqërinë e disa personave të tjerë.

Në fakt emri i Salah nuk është një risi në Paris, pasi sheiku e kërkoi edhe gjatë verës përpara se Salah të firmoste rinovimin e kontratës me të kuqtë.

Sigurisht afrimi i sulmuesit egjiptian në janar është thuajse i pamundur, por nëse nga klubi parizien largohen emra të rëndësishëm gjatë verës, Salah mund të kthehej në objektiv kryesor.