Kandidati i PD për Kamzën, Arjan Hoxha: Punësime në bashki kundër ligjit, Rakip Suli duhet të jetë në burg
I ftuar në Emisionin e Mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri.Tv ishte kandidati i opozitës për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha. Hoxha është shprehur se Rakip Suli kryetari aktual i mazhorancës po kryen shkelje flagrante të ligjit për punësimit.
Sipas tij, sot bashkia e ka humbur qëllimin kryesor të shërbimit ndaj qytetarit dhe është kthyer si një zyrë elektorale e PS, ku punësohen njerëz pa asnjë kriter dhe në kundërshtim flagrant me ligjin. Hoxha ka paralajmëruar se kjo çështje do të ndiqet penalisht dhe do të bëjë gjithçka që personat fajtor të ndëshkohen nga drejtësia.
"Në muajt e fundit ka pasur lëvizje nga kryetari i bashkisë Kamës, Rakip Suli që kalojnë përgjegjësinë administrative të keqmenaxhimit por në përgjegjësi penale me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Nga mbi 300 punonjës që ka bashkia e Kamzës ai vetëm 65 punonjës që janë në sektorin e mbikëqyrjes e shërbimit civil i ka kapur me shkelje flagrante të ligjit, pasi punësimi i tyre është antiligjore dhe jashtë çdo norme administrative.
Punonjësit në bashki janë trefishuar, ndërkohë që shumë shërbime në bashkinë e Kamzës po kryhet online ku e gjithë kjo do të sillte një ulje të numrit të punonjësve, pasi teknologjia ka evoluar dhe nuk është e nevojshme që të mbash 20 persona në punë fiktivisht.
Sot bashkia e Kamzës ka shkuar në 1300 punonjës, numri është trefishuar kohët e fundit. Struktura e bashkisë ka qenë diku te 170 punonjës, ndërsa tani organika e bashkisë është diku te 370 punonjës, Shoqëritë Aksionere në të cilat bashkia ka 51% të aksioneve janë punësuar mbi 1300 në total ,ku dhe sot vazhdojnë punësimet me kontrata 3 mujore maksimumi 1 vjeçare me të drejtë zgjidhje të njëanshme të kontratës nga ana e kryebashkiakut. Kjo është një veprim që ka si synim përfitime politike dhe elektorale.
Pesha në buxhet është shumë e vështirë për ta përcaktuar pasi kontratat janë të shpërndarë në duar të ndryshme ku gjithsecili ka fuqi të punësojë njerëz të grupeve të tyre për vota elektorale. Bashkia ka si qëllim ofrimin e shërbimit të qytetarëve të Kamzës dhe jo si një organ ku të punësosh njerëz.
Qytetarët e Kamzës duan që të trajtohen me dinjitet dhe jo thjeshtë për përfitime elektorale.
Pasojat që sjellin këto punësime pa kriter shkaktojnë dëme të parikuperueshme sepse nuk janë parashikuar në ligj, vetëm Suli mundet ta bëjë këtë gjë. Sepse nuk ndodh që një nënpunës i shërbimit civil të punësohet jashtë kritereve, dhe të gjitha këto do të referohen nga ana jonë në organet kopetente.
Fushata jonë ka në fokus çdo qytetar që përfshin bashkia e Kamzës, evidentimi i secilës prej problematikave që hasin njerëzit që nga rruga dhe trotuarët që vetëm në Kamëz i gjen me një hapësirë 30-40 cm. Institucionet arsimore, duhet të funksionojnë si duhet dhe jo duke bërë like dhe share Sulit por ti kushtojnë vëmendjen e duhur punës që duhet të bëjnë. Tenderimi 2 ose 3 herë një rrugë do të marrë fund, pasi vetëm në bashkinë e Kamzës ndodh që dy objekte arsimore si ajo e rindërtimit dhe ajo e rikonstruktuar kanë të njëjtën kosto 2.4 milionë euro rast që nuk e has në asnjë vend të botës. Kjo ndodh ngaqë njerëzit përreth Sulit dhe vetë ai nuk janë banorë të Kamzës por vijnë aty të shfrytëzojnë resurset e këtij qyteti. Përgjigjja do të jetë e fortë për Sulin por edhe për mentorin e tij Ramës që e ka emëruar në kundërshtim të hapur me çdo parim demokratik."