Shtyhet seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit. Kërkesa e avokatëve të ish-ministrit Koka

Ndonëse sot ishte caktuar që të mbahej seanca për çështjen e inceneratorit të Fierit, gjyqi është shtyrë.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 1 shkurt.

Po ashtu është caktuar që sot të mbahet seanca dhe për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ndërkohë, avokatet e Lefter Kokës, ish-ministri i Mjedisit që ndodhet pas hekurave, kërkojnë që të bashkohen dy dosjet.