Zelenskyy: Rrëzimi i helikopterit një tragjedi e tmerrshme

Volodymr Zelenskiy e ka përshkruar rrëzimin e helikopterit mëngjesin e sotëm në Brovary, i cili ka marrë jetën e ministrit të Brendshëm dhe disa zyrtarëve nga ekipi i tij “një tragjedi të tmerrshme dhe mëngjes të zi.”

Ai shkroi:  “Një tragjedi e tmerrshme ndodhi sot në Brovary, rajoni i Kievit. Është rrëzuar një helikopter i Shërbimit të Urgjencës Shtetërore, ka rënë zjarr në vendin e rrëzimit.”

Zelenskyy tha se numri i të vdekurve ka arritur në 15, me 25 të plagosur, duke përfshirë 10 fëmijë, por numri i saktë i viktimave është ende duke u përcaktuar pasi ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje.

“Midis tyre janë Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës Denys Monastyrskyy, zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin, Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Brendshme Yuri Lubkovych, ndihmësit e tyre dhe ekuipazhi i helikopterit”, tha Zelenskyy.

Ai shtoi se i ka kërkuar shërbimit të sigurisë së Ukrainës dhe policisë kombëtare që të hetojnë se çfarë ka ndodhur me helikopterin.

“Denys, Yevhen, Yuri, ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme… patriotë të vërtetë të Ukrainës. U prefshin ne paqe! U prefshin në paqe të gjithë ata që u morën jetën këtë mëngjes të zi”, tha Zelenskyy.

Presidenti i Rusisë Volodymyr Zelensky me Ministrin e Brendshëm Denys Monastyrskyi, i cili u vra në aksidentin e mërkurës