", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/18/auto_FRMRY5LX7NKosovo-main1674039041.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

VIDEO/ Reagimi epik i përfaqësueses së Kosovës në 'Miss Universe' kur dëgjon emrin e fitueses

Mbrëmjen e djeshme është shpallur fituesja e Miss Universe 2023. Kurorën arriti ta rrëmbejë R’Bonney Gabriel e cila përfaqësonte SHBA.

Mirëpo reagimi i Miss Kosovës, Roksana Ibahimi, ishte ajo që mori vëmendjen gjatë momentit kur u shpall fituesja.

Bukuroshja duket se nuk mundi të fshehë dot pakënaqësinë e saj për fitoren e Gabriel dhe i gjithë momenti është publikuar duke bërë xhiron e rrjetit.

Në momentin ku përfaqësuesja e Venezuelës dhe ajo e Amerikës ishin kapur prej dore për të dëgjuar emrin fiues, i menjëhershëm ishte dhe zhgënjimi në fytyrën e Roksanës. 21-vjeçarja u përball me komente te shumta të cilët binin dakort se kuororën duhet ta rrëmbente Amanda Dudamel.

Në sektorin e komenteve përdoruesit e rrjeteve sociale shkruanin: “Sjellja e Miss Kosovës i thotë të gjitha”, “Reagimi i Miss Kosovës është i paçmuar!”, “Ne jemi të gjithë Miss Kosova”apo “E gjora Miss Kosova, ajo nuk i fsheh dot ndjenjat”.