KAFE SHQETO/ Mjeku i njohur shpjegon rrezikshmërinë e virusit RSV

I ftuar në emisionin e mëngjesit 'KAFE SHQETO' në Syri TV ishte mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, i cili komentoi situatën e agravuar me virozat në ditët e para të vitit 2023.

Alihmehmeti ka bërë thirrje që njerëzit të qetësohen pasi këto viroza janë të trajtueshme, por duan kohën e tyre të kalojnë. Ai ka nënvizuar se antibiotikët nuk kanë asnjë efekt mbi këto viroza.

"Antibiotikët nuk kanë asnjë lloj efekti mbi virozat, kjo është e qartë dhe njerëzit vazhdojnë dhe e injorojnë këtë informacion të rëndësishëm".

"Me virusin RSV do të infektohen të gjithë njerëzit brenda ditëlindjes së dytë, pra është një virus i përhapur dhe shumë i njohur, por dikush nga institucionet doli e tha që është një virus i ri. Ka raste që shtrohen në spital dhe dalin brenda 3 ditëve, në SHBA përllogariten 100 deri në 500 humbje jetë deri në moshat 5 vjeç për një popullsi prej 300 milionë banorë, ndërsa në Shqipëri me këtë marzh mund të humbin jetën nga 0-3 fëmijë brenda një viti.

Shumë fëmijë kanë nevojë për kujdes, por e rëndësishme është që shumica dërrmuese shkon mirë, por duke përshirë është rastin e rrallë të 16-vjeçarit, i cili u intubua, por edhe literatura e thotë qartë se brenda 2 ditëve, rasti rikuperon dhe rikthehet, pra gjëja e rrallë ishte që vetëm mosha ndryshonte.

Po të rrimë me mendjen se nga çfarë të kemi frikë, do të na duhet të rrimë vetëm në shtëpi, unë do të thoja se bën sens të bësh thirrje për kujdes atëherë kur popullata ka fuqi, me virozat e stinës nuk është se kë shumë në dorë, ajo që duhej bërë ka kaluar, pasi vaksinat merren gjatë shtatorit, ndërsa tani jemi në pikun e valës sepse është janar."