KAFE SHQETO/ Duleviç: Bordi po na vjedh, ja përqindja që fut në xhep
Eksperti Azmir Duleviç, ishte i ftuar në ‘KAFE SHQETO’ këtë mëngjes, për të komentuar situatën me çmimin e hidrokarbureve në vend.
Bordi vendosi dje të rrisë sërish çmimet, edhe pse në bursa ato janë në nivele tepër të ulëta.
Duleviç tha se Bordi i Transparencës po i vjedh qytetarët shqiptarë.
“Operatorët dhe tregu zyrtarisht kanë thënë se nëse nuk do ishte Bordi i Transparencës, çmimi i hidrokarbureve gjatë kësaj kohe, do të ishte rreth 5 përqind më pak.
Pra, patjetër, gjithë njerëzit që na dëgjojnë, qytetarët, e dinë shumë mirë se çmimet e hidrokarbureve janë rritur ndjeshëm dhe ndikojnë në xhepat e çdo familje.
Sot që flasim, çmimi i hidrokarbureve është 330 lekë të vjetra më tepër sesa duhej të ishte.
Thënë ndryshe, një qytetar që i hedh 10 litra naftë makinës së tij, paguan 3300 lekë më tepër, nga sa duhej të paguante. Këto janë ato që i vidhen qytetarit shqiptar nga ky Bordi i Transparencës,” deklaroi ai.