Boçi: Situatë katastrofike në Spitalin e Elbasanit, pezullohen operacionet
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, denoncoi situatën katastrofike në Spitalin e Elbasanit.
Boçi tha se janë pezulluar operacionet, ndërkohë që rrezikohet edhe shërbimi i emergjencës për shkak se nuk ka materiale dhe mjete mjekësore.
POSTIMI I PLOTE
SITUATË KATASTROFIKE NË SPITALIN E ELBASANIT
Nga sot në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara.
Rrezikohet madje dhe shërbimi i urgjencës.
Nuk ka materiale e mjete mjekësore deri dhe garza e leukoplast.
Situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare, siç është aparati i serumit që kushton vetëm 20 lekë.
Njerëzit janë të pashpresë!
Rama vazhdon shoun e radhës.