Këlliçi publikon VIDEO-n: Bashkia e Tiranës lufton 'mafien e preshit'! - Ku janë problemet e me çfarë merren!!!
Në kulmin e krizës ekonomike dhe të problemeve të mëdha që kanë banorët e Tiranës në çdo aspekt, bashkia e kryeqytetit vazhdon të angazhojë strukturat e saj, Policinë Bashkiake, në misione qesharake si konfiskimi i perimeve të shitësve të vegjël nga fshatrat.
Një skenë të tillë që dëshmon se si shpërdorohen forca dhe para për të tilla “misione”, është kapur në kamera nga kandidati i opozitës për kryetar të bashkisë së Tiranës, z. Blendi Këlliçi.
Deputeti demokrat i ka publikuar pamjet me këtë shënim: “Bashkia duke konfiskuar presh për nevojat e veta. Luftë e ashpër kundër mafias së preshit! Ku janë problemet e me çfarë merren!”.
Mesazhin e mbyll me një simbol që tregon një njeri me duar në kokë.