'Nuk më kishte ndodhur kurrë një dëmtim i tillë'/ Nadal eliminohet nga Australian Open, gruaja e tenistit spanjoll shpërthen në lot
Tenisti spanjoll Rafael Nadal (ATP: i dyti) u eliminua nga Grand Slam-i i parë këtë sezon - Australian Open, pasi humbi me lojtarin e 65-të në botë, amerikanin Mackenzie McDonald.
Pas gati dy orë e gjysmë lojë, Nadal humbi me rezultat 3:0 me sete (6:4, 6:4, 7:5), dhe shkaku kryesor ishte një dëmtim në këmbën e majtë në mesin e ndeshjes, më saktë në setin e dytë, pas të cilit u kuptua se ai nuk do të mund të kthehej në këtë ndeshje dhe se do t'i thoshte lamtumirë Grand Slam-it të parë të sezonit.
Në atë moment, kamera shfaqi anëtarët e ekipit të tij në tribuna dhe ndërsa trajnerët ishin të shqetësuar dhe qartësisht të vetëdijshëm se performanca në Australian Open kishte përfunduar, gruaja e tij Mery Perell nuk mundi t’i mbante dot lotët.
?? TEAM @RafaelNadal reacts to (possible HIP) injury scare
— TRAVEL&Sports (@travel__Sports) January 18, 2023
? #AusOpen ? #AO2023 pic.twitter.com/MwXTEzQQyy
Pas ndeshjes, Nadal foli për mediat, ku u shpreh: “Kundërshtari im luajti shkëlqyeshëm, unë luftova, por ai kishte përgjigjet e nevojshme për lojën time dhe fitoi me meritë”, tha Nadal.
Pas kësaj, tenisiti spanjoll foli për lëndimin që ka marrë dhe teksa u shpreh se kurrë nuk kishte ndjerë diçka të tillë.
“Ishte një dëmtim i kofshës, që më ka lënduar për disa ditë, por asnjëherë si sot. Nuk e di nëse është muskuli apo vetë kofsha, kam pasur probleme edhe më parë, kam pasur trajtime, por nuk ka qenë kurrë kështu. Nuk mund të lëvizja dhe derisa të bëj testin nuk do ta di se për çfarë bëhet fjalë. Wshtë e vështirë të di se çfarë nuk shkon me mua, pa një ekzaminim të detajuar dhe çdo gjë tjetër do të ishte një supozim”, tha Nadal dhe vazhdoi:
"Jam lodhur duke folur për këtë temë. E humba ndeshjen, por u përpoqa. Nuk e di nëse mund të fitoja nëse isha i shëndetshëm, mendova të ndaloja, por megjithatë vendosa të bëj gjithçka që mundem për të qenë në fushë. Doja ta përfundoja ndeshjen. Mendoj se është më mirë kështu, humba dhe e përgëzova kundërshtarin, sepse gjithçka ka të bëjë me sportin. Duhet të luftosh deri në fund, ky është thelbi i sportit dhe unë e kam ndjekur gjatë gjithë karrierës sime”.
Në fund, ai tregoi se është i zhgënjyer sepse humbi, por se nesër është një ditë e re dhe e presin sfida të reja.
"Mund ta imagjinoni sa i zhgënjyer jam. Nuk ishte momenti i duhur që të më ndodhte diçka e tillë, ndonjëherë është zhgënjyese, është e vështirë të pranohet, sidomos kur je i lodhur nga lëndimet masive. Edhe pse ky është një moment i vështirë nesër është një ditë e re dhe t’i duhet të fillosh. Unë nuk ankohem për jetën time dhe sigurisht nuk jam i shkatërruar psiqikisht, por nuk jam i lumtur dhe shpresoj të kthehem në nivelin e dëshiruar të tenisit. E kam bërë shumë herë në karrierën time", tha Nadal.
Kujtojmë se Nadal humbi 3:0 dhe kështu humbi mundësinë për të mbrojtur titullin kampion të fituar vitin e kaluar në Australi.




