‘Ndërimet pa kriter’ Braimllari: Tirana simbol i skemës së qartë të pastrimit të parave të pista
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari me anë të një statusi në Facebook ka akuzuar Erion Veliajn se e ka kthyer bashkinë e Tiranës në një burim të pastrimit të parave të pista dhe të ndërtimeve pa leje.
Sipas Braimllarit, Veliaj ka dalë dhe kundër premtimit të tij në 2015 që nuk do të ketë kulla dhe beton por lulishte dhe parqe.
N/kryetari i PL-së shton më tej se në fakt bashkia e Tiranës në këto 8 vite është kthyer në një kantier ndërtimi dhe në një grop për ekonominë pasi fluksi i lartë i ndërtimit dhe betonit në qytet është shumë herë më i lartë se kërkesa e qytetarëve për apartamente.
Braimllari e mbyll postimin duke u shprehur se kemi të bëjmë me një skemë të qartë të pastrimit të parave të pista ku bashkia e Tiranës është simboli i kësaj skeme.
Statusi i plotë:
Erion Veliaj e ktheu bashkinë në burim të pastrimit të parave të pista, të ndërtimeve pa kriter, Tirana sot renditet e para për betonizim.
Erion Veliaj doli dhe kundër premtimit të tij në 2015 që nuk do ketë kulla dhe beton por lulishte dhe parqe.
Në fakt Bashkia Tiranë në këto 8 vite u kthye në një kantier ndërtimi pa kriter dhe në një grop për ekonominë kur ku fluks i lartë ndërtimi dhe betoni në qytet është shumë herë më i lartë se kërkesa e qytetarëve për apartamente.
Kemi të bëjmë me një skemë të qartë të pastrimit të parave të pista ku bashkia Tiranë është sinboli i kêsaj skemë.