16 viktima nga rrëzimi i helikopterit/ Hidhen dyshime për sabotazh rus

Të paktën 16 persona humbën jetën në Ukrainë kur një helikopter qeveritar u rrëzua pranë një kopshti të mbushur me fëmijë.

Ngjarja horror u regjistrua mëngjesin e sotëm në periferi të Kievit.

Nëntë persona ishin në bordin e helikopterit, duke përfshirë këtu ministrin e Brendshëm, Denis Monastyrsky, zëvendësin e tij, Yevhen Tenin dhe Sekretarin e Shtetit, Yuriy Lubkovich.

Të gjithë personat në bord humbën jetën.

Ndërkohë raportohet se të paktën tre fëmijë kanë ndërruar jetë.

Vdekjet u konfirmuan nga një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, i cili hodhi dyshime se mund të bëhet fjalë për sabotazh rus.