", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/18/auto_BBV-191674032247.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/Puthje e përqafime mes Kiarës dhe Luizit për ditëlindjen e moderatores

Me kalimin e mesnatës Kiara Tito u surprizua nga familjarët e saj me rastin e 27-vjetorit të lindjes që ajo këtë vit e festoi brenda Big Brother Vip.

Familjarët e Kiara Titos përmes një video mesazhi uruan Kiarën për ditëlindjen. Vëllai i vogël i uroi të bëhej 100 vjeç dhe tha se Kiara është motra më e bukur në botë.

Mamaja e Kiarës tha se ata sot gëzojnë për të dhe Zoti e bekoftë në rrugën e saj. Ndërsa babai i Kiarës, tha se e ndjen shumë mungesën e saj.

Kiara: Unë kam ngrirë komplet. Dua një përqafim tani që të shkrihem.

Kiara u surprizua nga Luizi me një këngë për ditëlindje.

Luizi këndoi këngën e Ed Sheeran ‘Perfect’. Kiara u ngjit në skenë dhe kërceu një vals me Luizin e perqafuar, ndërkohë që banorët e përcollën me duartrokitje. Më pas ata shkembyen puthjet e premtuara. Ai e puthi ne balle, ndersa Kiara ne faqe.

Më pas ajo fryu qirinjtë e tortës.

Kiara: Jam shumë e lumtur që ditëlindjen time të 27, po e kaloj me familjen time të re që është Big Brother.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)