Pamje tronditëse/ Helikopteri rrëzohet pranë kopshtit të fëmijëve, vdes ministri i Brendshëm i Ukrainës
16 persona, mes tyre edhe ministri i Brendshëm i Ukrainës, kanë vdekur pasi një helikopter me të cilin po udhëtonin u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në periferi të Kievit.
Mes viktimave janë edhe 3 fëmijë, ndërsa 10 të tjerë po kurohen në spital.
Ministri Denys Monastyrsky ishte me tetë persona në helikopter në momentin e rrëzimit. Gjithashtu kanë vdekur edhe zv.ministri dhe sekretari i shtetit, konfirmuan zyrtarë ukrainas.
Pas rrëzimit të helikopterit, në kopshtin aty pranë ra zjarr dhe fëmijët me stafin u larguan nga godina.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, helikopteri u përplas fillimisht në kopshtin e fëmijëve dhe më pas u rrëzua pranë një pallati ku shpërtheu në flakë.
Minister of Internal Affairs, his First deputy and Ministry's state secretary died in a helicopter crash in Brovary, Kyiv region. Helicopter fell by a kindergarten.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) January 18, 2023
16 people died in the crash, 2 of them children. 22 people were hospitalized, 10 of them children.
Tragedy. pic.twitter.com/EzlIg1t6xM