"Në këtë moment të gjithë janë evakuuar. Ka viktima. Shërbimet e urgjencës, policia dhe zjarrfikësit janë në terren", tha Kuleba.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, kur banorët kanë dëgjuar një shpërthim në qytet dhe më pas kanë parë një zjarr të madh pranë kopshtit.

"Në Brovary, në rajonin e Kievit, një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh. Njerëzit u evakuuan," tha Irina Pyanishnikova, një këshilltare policie në rajonin e Kievit.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë ndërtesën në flakë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/18/auto_Screenshot_11674031329.png", "width": 900, "height": 610 } }

VIDEO/ Helikopteri rrëzohet pranë një kopshti në Kiev, vdes ministri i brendshëm ukrainas dhe 15 persona të tjerë

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm pranë godinës së një kopshti në Brovary në rajonin e Kievit dhe sipas informacioneve fillestare është rrëzuar një helikopter.

Shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje, tha Zëvendës Shefi i Shtabit të Presidentit të Ukrainës Kirill Tymoshenko. Ministri i Brendshëm ukrainas Denis Monastirski ka mbetur i vdekur, sipas raportimeve të mediave lokale. Në helikopter ndodheshin zëvendësi i tij Jevgen Jenin dhe sekretari i shtetit dhe sipas informacioneve të disponueshme aktualisht, nëntë nga 16 të vdekurit ndodheshin në helikopter.

Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, shkroi në Telegram se helikopteri ra pranë një kopshti dhe një ndërtese banimi dhe se në momentin e tragjedisë, në kopsht kishte fëmijë dhe personel të institucionit.