Goli i parë u shënua nga Suarez pasi kaloi topin mbi portierin kundërshtar, i dyti u shënua pasi zgjidhi në mënyrë rutinore një situatë ballë për ballë me portierin dhe i treti pasi e goditi fuqishëm nga ana e djathtë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/18/auto_NaaSi2we1674029730.jfif", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Suarez ende një lojtar magjik, realizon hat-trick në 38 minuta lojë në debutim

Sulmuesi uruguaian Luis Suarez debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme në klubin e tij të ri dhe në paraqitjen e tij të parë me fanellën e Gremio-s në Brazil, 35-vjeçar ishënoi një hat-trick në vetëm një pjesë, pra 38 minuta.

Ai shënoi tre gola në pjesën e parë të Superkupës së Recopa Gaucho në fitoren 4-1 të ekipit të tij kundër Sao Luiz, që ishte hera e parë që nga dhjetori 2013 që ai realizoi një hat-trick në pjesën e parë të lojës.

Herën e fundit që ai e bëri këtë si lojtar i Liverpoolit ishte në një duel kundër Norwich në Premier league dhe në total, ky është hat-triku i tij i 30-të në karrierën e tij profesionale.
Krahas atij të mbrëmshëm për Gremion, ai më herët ka shënuar hat-trick për kombëtaren e Uruguait (2), Liverpoolit (6), Ajaxit (9) dhe Barcelonës (12).

Goli i parë u shënua nga Suarez pasi kaloi topin mbi portierin kundërshtar, i dyti u shënua pasi zgjidhi në mënyrë rutinore një situatë ballë për ballë me portierin dhe i treti pasi e goditi fuqishëm nga ana e djathtë.