SHBA/ Përplasje mes bandash, 6 të vrarë në mesin e tyre dhe një foshnje

Katër breza të një familjeje u vranë në atë që përshkruhet si një "ekzekutim i ngjashëm me kartelin" në një rezidencë në Kaliforni, e njohur për policinë për aktivitete të lidhura me drogën.

Një nënë 16-vjeçare, djali i saj 10 muajsh gjyshja dhe stërgjyshja e foshnjës ishin mes viktimave, thotë policia dhe familja.

Policia thotë se është në kërkim të dy të dyshuarve të njohur për “masakrën në shënjestër”.

Në një konferencë shtypi të martën, Sherifi i Qarkut Tulare, Mike Boudreaux nuk dha emrat e të dyshuarve, duke thënë se kjo ishte për shkak të hetimeve.

Policia kishte kontrolluar banesën vetëm javën e kaluar dhe gjeti sasi të marijuanës dhe metamfetaminës.

"Asgjë nuk ishte rastësisht," tha zoti Boudreaux. "Ishte e qëllimshme dhe e tmerrshme."

Viktimat janë identifikuar nga hetuesit si:

Rosa Parraz, 72 vjeç

Eladio Parraz Jr, 52 vjeç

Jennifer Analla, 50 vjeç

Marcos Parraz, 19 vjeç

Elyssa Parraz, 16 vjeç

Nycholas Parraz, 10 muajsh

Sipas zotit Boudreaux, një i mbijetuar ishte shtrirë në dysheme, me këmbët te dera, në mënyrë që të parandalonte sulmuesit të hynin në dhomë.

"Ai ishte në një gjendje të tillë frike saqë gjithçka që mundi të bënte ishte të mbante derën, duke shpresuar se ai nuk ishte viktima e fundit," tha sherifi.

Dy të tjerët u fshehën në një rimorkio aty pranë kur shpërthyen të shtënat.

Policia u thirr në pronë nga një i mbijetuar rreth orës 03:30 me orën lokale të hënën. 

Ata gjetën dy trupa në rrugë dhe të tjerë brenda shtëpisë.

Sherifi Boudreaux tha se fëmija dhe nëna duket se ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe se provat mjeko-ligjore tregojnë se vrasësi qëndronte mbi viktimat dhe qëlloi në kokat e tyre nga lart.

Zyra e FBI-së në San Francisko po ndihmon në hetim dhe një shpërblim prej 10,000 dollarësh (8,100 £) për informacionin që çon në një arrestim.

Policia po monitoron kufirin e Meksikës dhe Kanadasë për të dyshuarit, tha sherifi, duke shtuar se "kufiri shumë i pasigurt" ka lejuar që aktiviteti i kartelit meksikan të drogës të rritet në zonën qendrore të Kalifornisë në vitet e fundit.

“Më lejoni ta bëj shumë të qartë këtë, jo të gjithë këta njerëz në këtë shtëpi ishin anëtarë të bandës”, tha zoti Boudreaux, duke shtuar se nëna dhe fëmija ishin viktima të pafajshme.

Ai tha se vrasjet duken "të ngjashme me ekzekutimet e bandave të rangut të lartë dhe stilin e ekzekutimit që ata kryejnë", sepse viktimat "u qëlluan në vende ku një qëllues e dinte se do të ndodhte vdekja e shpejtë".

Qindra prova janë mbledhur deri më tani, tha sherifi, dhe rezultatet e ekzaminimeve pas vdekjes së viktimave priten deri të premten.

Ai gjithashtu i bëri thirrje publikut që të kontrollojnë kamerat CCTV në pronën e tyre për video të automjeteve të dyshimta në zonë nga ora 03:00 deri në orën 05:00 të së hënës.