‘Ëndrrat fillova ti bëja në gjuhën italianë’: Marsela Çibukaj: Shqipëria është si një magnet që të tërheq

E ftuar në “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv ishte këngëtarja, Marsela Cibukaj.

Si asnjëherë më parë, Marsela  ka folur mbi jetën e saj private, vështirësitë që ka kaluar në Itali dhe lidhjen e fortë që krijoi me vendin fqinj .

Ka pasur shumë momente ku fillova të ndjehesha si italiane, ëndrrat e mia fillova ti mendoja italisht, por pasi u riktheva në Shqipëri, po më ndodh e kundërta.

Ishin shumë elementë që më bënin të ndjehesha italiane, koncepti i punës, estetika, , kuzhina, këndvështrimi artistik i të parit të gjërave, të gjitha këto elementë më bënin të ndjehesha italian.

 Përsa i përket rikthimit në Shqipëri, Çibukaj u shpreh se atdheu është si një magnet që të tërheq.

Kohët kanë ndryshuar, tani është më ë lehtë të shikojmë në televizion popullin artist, se sa artistin për popullin. Fjala “Star” e ka humbur kuptimin, dhe brezat e ardhshëm do ta kenë të vështirë të kenë një idhull.

Ne kemi një ndikim të madh te njerëzit, në ato pak minuta në skenë, unë kam një mision, të jap një mesazh dhe publiku të frymëzohet nga ajo që bëj.