'Rama blen votat për të mbajtur pushtetin'/ Aktivisti holandez: Non grata e Berishës e pakuptimtë dhe qesharake

Aktivisti holandez për të drejtat e njeriut, Jan Jensen akuzon Edi Ramën se blen votat për të mbajtur pushtetin. 

A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Jansen tha se njerëzit që qeverisin Shqipërinë aktualisht përdorin të gjitha metodat për të qëndruar në pushtet.  

"Ata kanë instrumentet e veta, ata blejnë vota, përdorin të gjitha metodat për të mbajtur një pushtet", tha ai. 

Duke komentuar vendimin e DASH që shpalli kryetarin e PD, Sali Berisha non grata, Jansen tha se kjo është qesharake dhe e pakuptimtë.

Ai shtoi se ndaj Berishës nuk ka një vendim gjyqësor që të justifikonte non grata-n në SHBA.  

"Caktimi i Berishës non grata për mendimin tim është e pakuptimtë. Ai është një politikan me historinë e tij dhe nëse nuk është gjykuar është qesharake", u shpreh aktivisti holandez, Jan Jansen.