Igli Cara: Marina detare zë vetëm 1% të projektit. Pjesa tjetër është ndërtim për mikun e Ramës!

Kandidati i PD për bashkinë e Durrësit, Igli Cara shpjegoi në A Show me Adi Krastën detajet e projektit të Durrësit. 

Cara tha se marina detare për të cilën ai tha se nuk është kundër, zë vetëm 1% të vlerës së projektit. 

E gjithë pjesa tjetër tha ai është ndërtim objektesh shumë katëshe që i janë dhënë një subjekti pranë kryeministrit Edi Rama.  

"Unë nuk jam kundër marinës detare, por duhet thënë që tani kanë faktet që fjala marinë detare është vetëm maja e ajsbergut. Sepse të gjithë e dimë që total vlera 2.1 miliardë euro, vetëm 1% është e vlerës së marinës, e gjithë pjesa tjetër është ndërtim. Jam pro një marine detare, pse jo të spostojmë edhe portin tregtar diku dhe të bëhet që ta bëjmë marinën të aksesueshme për turizmin, por në asnjë rast nuk do të isha dakord jo vetëm unë, por edhe specialistët, që këtë port ta kthejmë vetëm për ndërtime dhe një subjekti që është mik i Edi Ramës tashmë i deklaruar", tha Cara.