Manjani: Sot PD është e ndaluar të konkurrojë në zgjedhje. Këto zgjedhje nuk janë më demokratike

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke analizuar padinë e grupit Alibeaj në gjykatën e Apelit është shprehur në ‘A Show’ se në bazë të këtij sistemi politik PD është e ndaluar të konkurrojë në zgjedhje.

Sipas Manjanit, këto zgjedhje nuk janë më demokratike.

Deklaratat Ylli Manjani i bëri përballë moderatorit Adi Krasta në SYRI TV.

‘PD siç është sot, ka këtë konflikt, ka një set ose një grup përfaqësuesish që kanë fytyrën e Lulit dhe ka një shumicë që kërkon të tregojë se është opozitë e vërtetë në këtë vend. Dhe ky është konflikti real në PD.

Si e ka emrin gjithë kjo ndodhi në PD. Kjo quhet ndalim antidemokratik, antikushtetues i shtetit të një partie politike që të garojë në zgjedhje.

Mos gjykimi i asaj ankese që kanë bërë ata, grupi Alibeaj, që nuk duhet pranuar, sepse po u hap loja që të ankohemi edhe pa qenë vetë nëpër gjyqe, këtu nuk merret vesh më pastaj.

Kjo çështje nuk duhej të ishte bllokuar. Ankimimi i Alibeajt nuk qëndron, nuk ka sens. E drejta e ankimimit u lind atyre personave që kanë qenë palë në gjykim. Unë nuk do të ja sygjeroja kurrë gjyqtares që të merrte një kosto antidemokratike, që të ndalonte një parti të garonte në zgjedhje, e cila është e dyta në vend numerikisht që të hyjë në zgjedhje. Çfarë duhet të ndodhë tjetër.

Nuk ka kushtetutë që e lejon këtë gjë. Këtu është halli i një shteti politik, shtetëror, kushtetues. Partia Demokratike e Shqipërisë, sot ligjërisht dhe në bazë të sistemit politik, është e ndaluar të konkurrojë në zgjedhje. Këto zgjedhje nuk janë më demokratike. Nuk kanë emër tjetër’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.