Xhaçka në Kushtetuese/ Redon Meksi citon ligjin: Pasuria e njërit bashkëshort është e të dyve

Juristi dhe aktivisti Redon Meksi, i ftuar në 'Task Force' në SYRI TV me Sonila Meçon ditën e sotme diskutoi në lidhje mbi ankimimin nga opozita të mandatit të deputetes së PS, njëkohësisht ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti i saj u shpall nga Edi Rama investitor strategjik, duke përfituar nga fondet publike.

Duke diskutuar për anën juridike të këtij skandali, Meksi rikujtoi se 'Kodi i Familjes' parashikon se pasuria e njërit bashkëshort është e të dyve, teksa u shpreh se sipas tij nesër, Gjykata Kushtetuese duhet t’i heqë mandatin zonjës Xhaçka.

“Janë dy kërkesa, një grupi me 1/10 dhe i dyti nga Agron Shehaj.

Të dyja janë pak a shumë në të njëjtën linjë dhe mesa shof kërkesën të dyja janë të qarta të baruara në ligj, Kushtetutë dhe të tjerë me radhë. Se këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me shkeljen e ligjit për konflikt interesi kemi gjithashtu dhe Kodin e Familjes. Kodi i Familjes parashikon se pasuria e njërit bashkëshort është e të dyve, në fund fare. Si ta bëjmë veç e veç si ta bëjmë së bashku, është prap e të dyve. Edhe këtu kemi edhe edhe një ligj tjetër në Kodin e Familjes që është ligj me 84 vota dhe ky është përsëri në kundërshtim dhe neni 70 pika 2 e Kushtetutës thotë që parashikon edhe kur është e ndaluar me ligj.

Këto janë dy ligjet që ndalojnë këtë pikë, që t’i hiqet mandati i deputetit. Këto janë dy ligje që bien ndesh drejtpërdrejt, prandaj deputetes duhet t’i hiqet mandati. Nëqoftëse Gjykata Kushtetuese do bëjë siç ka bërë me vendime të tjera do bëjë lojëra sepse nuk mund të japi dot vendimin ‘’Jo nuk ka shkelje , nuk ka konflikt interesi’’, mund të bëjë ndonjë nga këto vendimet, si ai vendimi i atëhershëm në lidhje me presidentin e kryeministrin se kush ka të drejtën e dekretit...Që do të thotë: 'të bien dakort ata të dy dhe e zgjidhim'. Problemi është ky: Kur nuk biem dakort kush e zgjidh se kur biem dakort e dimë…?!

Unë, mendoj se Gjykata Kushtetuese nesër duhet t'i heqë mandatin zonjës Xhaçka”, u shpreh Redon Meksi.