Erald Kapri: Ishte vetë Rama që e bëri burrin e Olta Xhaçkës investitor strategjik
Studiuesi Erald Kapri ka deklaruar se kryeministri Edi Rama jo vetëm që ka qenë në dijeni, por ka qenë vetë ai që e bëri Artan Gaçin, burrin e Olta Xhaçës investitor strategjik.
I ftuar në Task Force me gazetaren Sonila Meçon në Syri Tv, Kapri ka treguar se mazhoranca po ndjek skema për të shpëtuar mandatin e saj.
Sipas tij, humbja e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese do të kishte kosto politike për mazhorancën.
"Më duket e gjithë një skemë e mazhorancës dhe e qeverisë për të luajtur çdo kartë të mundshme për të shpëtuar mandatin e Olta Xhaçkës. Personalisht mendoj që humbja e këtij mandati do t'i kushtonte shumë politikisht kryeministrit Edi Rama në veçanti. Pasi për përfitimin e statusit të investitorëve strategjik të familjarëve të saj, konkretisht bashkëshortit dhe kunatës amerikane, ka firmosur direkt kryeministri Edi Rama. Pra, po të marrim të gjitha vendimet e tjera të kundërshtuara, në këtë rast konkret vetë kryeministri ka qënë në dijeni të gjithë procedurës, veçanërisht marjes ssë investitorit strategjik", tha Kapri.