Bilanci i Covid/ 27 raste të reja në 24 orët e fundit

Janë 27 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë në buletinin e saj ka bërë të ditur se, janë bërë 561 testime.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 27 raste të reja me COVID nga 561 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 7 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Durrës, Kamëz, Himarë, Pogradec, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Patos Përmet, Berat.

Janë 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,301 që nga fillimi i epidemisë.

 “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, apelon MSH.

Statistika ( 17 Janar 2023)

Raste të reja ditore 27

Të shëruar në 24 orë 7

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 561

Testime totale 2,025,913

Raste pozitive 333,099

Raste të shëruara 329,301

Raste Aktive 202

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145

Fier 19

Vlorë 14

Berat. 7

Durrës. 6

Shkodër 4 /

Gjirokastër. 3

Korçë. 2

Lezhë. 1

Elbasan. 1