Gazetarja: Investimi strategjik i Olta Xhaçkës është nënshkruar në 30 shkurt 2021

Gazetarja e BIRN, Blerina Gjoka duke folur në ‘Task Force’ në SYRI TV, ka zbuluar edhe një gafë në marrëveshjen për ndërtimin e investimit strategjik të Olta Xhaçkës.

Përballë moderatores Sonile Meço, Gjoka u shpreh se marrëveshja mes dy kompanive, asaj të Artan Gaçit, burrit të Olta Xhaçkës, dhe nuses së vëllait të ministres, është nënshkruar në 30 shkurt 2021.

‘Në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike ka një gafë, citohet se marrëveshja mes dy kompanive është mbajtur në 30 shkurt të vitit 2021 që në fakt 30 shkurt nuk ekziston se shkurti nuk ka kaq ditë.

Unë e kërkova këtë marrëveshje për ta pasur në dispozicion dhe AIDA nuk e vuri në dispozicion dhe e quajti si marrëveshje konfidenciale mes dy palëve.

Marrëveshja nuk është bërë publike, vetëm vendimet janë bërë publike’, tha gazetarja Blerina Gjoka në SYRI TV.