Genc Burimi: Olta Xhaçka, elementi kyç që lidh Ramën me Turqinë
Analisti Genc Burimi tha në një lidhje me Skype për Task Force se Edi Rama nuk lejojë që Olta Xhaçkës do t'i hiqet mandati për shkelje të Kushtetutës, pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik.
Burimi tha se Xhaçka është shkolluar në shkollat turke dhe është elemti kyç, sipas tij, që lidh Edi Ramën me Turqinë.
"Olta Xhaçka është njeriu i Turqisë. Ka përfunduar një universitet në Tiranë që është i Erdoganit. Ajo zëvendësoi postin e Bushatit dhe më pas të Gent Cakajt që qëndroi për kohë të përkohshme. Një element kyç që e lidh Ramën me Turqinë është Olta Xhaçka, pra të formuar në shkollat turke. Dhe nuk duhet në asnjë mënyrë që "ushtarit Xhaçka" t'i preket një qime", tha ai.