Moti i acartë në Britani, përmbyset në rrugë autobusi dykatësh, plagosen 54 pasagjerë

Dhjetëra njerëz janë plagosur pasi një autobus dykatësh u përmbys në rrugët e ngrira të Somerset në Britani.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, dhe në vendngjarje kanë shkuar ekuipazhe policie, zjarrfikëse dhe ambulancash.

Inspektorja e Somerset ka deklaruar se 54 pasagjerë kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, nga ku 26 prej tyre kanë pësuar lëndime më të rënda, por fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Më tej ka shtuar se ende nuk është bërë kontrolli i plotë mjekësor për të ditur nëse ndokush është në rrezik për jetën.

Në total ishin 70 pasagjerë, bashkë me shoferin e autobusit.

Policia e qytetit ka paralajmëruar qytetarët që të tregojnë më shumë kujdes pasi rrugët janë mbushura me akull dhe të rrezikshme për shkak nga temperaturave tepër të ulëta.

Po ashtu gjatë fundjavës janë raportuar dhe 52 aksidente të tjerë  nga ku 7 prej tyre pësuan lëndime.