Pasojat e luftës në Ukrainë, ish-komandanti i mercenarëve rus 'Wagner' arratiset në Norvegji dhe kërkon azil
Një ish-komandant i ushtrisë ruse të quajtur Wagner është arratisur në Norvegji dhe po kërkon azil pasi, sipas autoriteteve norvegjeze.
Andrei Medvedev, në një intervistë është shprehur se ka frikë për jetën e tij, pas refuzimit të rinovimit të shërbimit të tij me Wanger.
Medvedev tha se pasi përfundoi kontratën e tij dhe refuzoi të shërbente sërish dhe se kishte frikë se mos ekzekutohej në të njëjtën mënyrë si Yevgeny Nuzhin, i cili dezertoi Wagner-in dhe u vra më vonë.
Një zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Policore të Norvegjisë ka konfirmuar ditën e djeshme se Medvedev ndodhet në Norvegji dhe është duke kërkuar azil.
“Ky është deri tani një hetim i policisë lokale. Por, ne Shërbimi i Sigurisë, jemi të informuar dhe po ndjekim hetimet”, ka thënë zëdhënësi i policisë për CNN.
Në një telefonatë të publikuar në internet, Medvedev është shprehur se ndodhet në Norvegji, ku dëgjohet të këtë thënë se “Ishte një mrekulli që arrita këtu”.
Medvedev është përpjekur dhe më parë për tu arratisur drejt Finlandës por ka dështuar dy herë.