Gazetarja e BIRN zbërthen skemën: Si po tenton Olta Xhaçka të shpëtojë mandatin në Kushtetuese

Gazetarja e BIRN, Blerina Gjoka shpjegoi me detaje se si po tenton ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, të shpëtojë mandatin në Gjykatën Kushtetuese. 

Opozita ka ankimuar mandatin e deputetes së PS, pasi bashkëshorti i saj u shpall nga Edi Rama investitor strategjik, duke përfituar nga fondet publike. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço, Gjoka tha se Xhaçka kërkon ta mbyllë çështjen me procedurë, duke pretenduar përmes avokatit mbrojtës, se janë shkelur afatet ligjore për ankimim në Gjykatën Kushtetuese. 

"Janë dy seanca nesër. Avokati mbrojtës kërkon ta mbyllë çështjen me procedurë. Pretendon që janë kaluar të gjitha afatet ligjore që çështja të kalojë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, në një afat tre mujor, nga momenti i konstatimit të papajtueshmërisë së mandatit, kjo çështje të shkojë në GJK. Që ky afat nuk është zbatuar e dimë sepse kërkesat e opozitës në Këshillin e Mandateve është bërë njëra në qershor dhe tjetra në 1 korrik. Këshilli i Mandateve bëri disa mbledhje, e zvarriti çështjen për të marrë një vendim, pastaj e zvarriti përtej sesionit parlamentar në fund të korrikut. Edhe në sesionin e ri parlamentar që nisi në shtator ata sërish nuk e futën në kalendar në rend dite, por e futën në nëntor. Vendimi i Kuvendit që rrëzon mocionin e opozitës është marrë në 17 nëntor. Nga qershori në nëntor është kaluar një afat më shumë se tre muaj. Ky është argumenti i parë që duan ta mbyllin me procedurë që të mos merret fare në shqyrtim për shkak të tejkalimit të afateve ligjore. Pastaj mbrojtja i hyn edhe në themel çështjes. Avokati mendon se nuk ka shkelje të Kushtetutës nga ana e Xhacckës. Sipas tij, nuk e ka shkelur deputetja Kushtetutën, nenin përkatës. Avokati thotë edhe një gjë tjetër që ligjet nuk e rregullojnë sjelljen familjare të deputetit. Thotë që deputeti nuk mund të mbajë përgjegjësi për sjelljen familjare, pasi nuk është e rregulluar me ligj një gjë e tillë", tha ajo.