VIDEO/ Hoxhaj: Me përpjekjen për marrëveshjen Shqipëri-Britani për emigrantët po i hidhet benzinë zjarrit

Andi Hoxhaj, profesor në London College ishte i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv me moderatore Armela Ferko, teksa hodhi dritë mbi çështjen mjaft 'të nxehtë' të momentit, se cili është plani i Britanisë së Madhe për azilkërkuesit shqiptarë.

Hoxhaj tha se në këndvështrimin e tij, përpjekja dhe bashkëpunimi për një marrëveshje mes dy qeverive po bën rolin e benzinës në zjarr.

"Më shumë po i hedhin bezinë zjarrit dhe nuk po zgjidhin situatën sepse në fund të fundit të gjitha ato shqiptarët që janë të dëshpëruar dhe që kanë porbleme ndodhen në këtë situatë dhe këto deklaratë nuk po ndihmon veçse po e bëjnë situatën më të tensionuar,  sepse po të marim palën britanike, ministri hodhi një video në faqen e tij Facebook dhe Twitter nga takimi me forcat e policisë ku dëgjohej të thoshte “ gjeni shqiptarët, i arrestoni dhe i ktheni”. Pak a shumë ky ishte konteksti i fjalisë dhe më pas ai vazhdoi t’i thoshte elektoratit të tij se sa shqiptarë kishin kthyer dhe sa do vazhdonin të kthenin, dhe kjo ishte për 4 mujorshin e parë. Kurse pala shqiptare ka bërë një shenjë protestë në sajë të gjuhës që është përdorur.

Problemi që po shtrohet nuk dihet a do ketë një zgjidhje afagjatë apo do jetë vetëm një masë. Nëse marim Britaninë e madhe është thjeshtë një masë që ata duhet t’i kthejnë ato 13 mijë shqiptarë që erdhën me gomone, po çfarë do ndodhë më vonë me to dhe si do jetë situata. Këtu sigurisht duhet të ketë një debat më të gjerë' u shpreh ai.