I jep fund jetës me armë zjarri 33 vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 33 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij.

Sipas burimeve për SYRI-n, ngjarja e rëndë ka ndodhur te një pallat në rrugën e shkollës ‘Kushtrimi i Lirisë’.

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, në lagjen nr. 5, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasi F. D., 33 vjeç. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.