Arta Nitaj kundër Kejvina Kthellës? Përkrah Kiara Titon: Niveli më i lartë i edukatës

Arta Nitaj është përfshirë në debatet rreth spektaklit të Big Brother VIP Albania.

Bukuroshja nga Peja, fillimisht tregoi mbështetjen për mikeshën e saj modelen Kejvina Kthella, por duket se ka ndryshuar mendjen. Në një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, Arta ka treguar admirim për moderatoren, Kiara Tito. “Kiara niveli më i lartë i edukatës, bravo”, ka shkruar Nitaj në postim.

Arta padyshim është nxitur nga debati i fundit që Kejvina pati me Kiarën, ku kjo e fundit shpërtheu në lot. Kiara u shpreh se nuk e përkrah dhunën dhe nuk dëshiron që të transmetoj mesazhe të gabuara në publik.

Debati mes dy vajzave erdhi pas atij që Kejvina kishte me Luiz Ejllin, të cilin e goditi me shuplakë gjatë transmetimit ‘live’, moment ky që u publikua sot (e martë).