Inflacioni në Itali është më i larti që nga viti 1985
Në Itali, në vitin 2022 u regjistrua inflacion prej 8.1 për qind, i cili konsiderohet të jetë më i larti në atë vend që nga viti 1985, tregojnë të dhënat e fundit të Istat.
Mesatarisht, në vitin 2022 çmimet e konsumit u rritën me 8,1 për qind, që paraqet rritjen më të lartë që nga viti 1985 (kur inflacioni ishte +9,2 për qind), kryesisht për shkak të trendit të çmimeve të energjisë, raporton Ansa.
Çmimet e energjisë u rritën mesatarisht me 50.9 përqind në 2022 krahasuar me 14.1 përqind në 2021.
Inflacioni i parashikuar për vitin 2023, dhe nëse çmimet do të mbeten të qëndrueshme gjatë vitit 2023, arrin në 5.1 për qind.