VIDEO - Aksidenti/ Makina me shpejtësi për pak hyn brenda shtëpisë, copëtohet mjeti

Një aksident ka ndodhur në Maliq, në kryqëzimin e fshatit Lumalas ku një makinë ka përfunduar pranë një banese.

Fatmirësisht drejtuesi ka shpëtuar pa lëndime, megjithëse ka dëme materiale.

Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështira në rurgë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.