Të jetosh si një 'Don', pasuria e Al Pacinos në 2023 e bën atë 'kumbarin' e Hollivudit

Pasuria e Al Pacino-s pasqyron faktin se ai është një nga aktorët më të vlerësuar të të gjitha kohërave. Fituesi i Oskarit ka pushtuar ekranet me performancat e tij ikonike ndër dekada, duke luajtur role kryesore në filma që kanë bërë historinë e kinematografisë botërore si 'The Godfather', 'The Godfather II', 'The Godfather III', 'Scarface' e dhjetra të tjerë. Kështu nuk është për t'u habitur nëse një nga mbretërit e 'Hollywood'  ka një llogari bankare në lartësinë e tij, por kjo të bën kurioz të kuptosh se sa para mund të fitojë ky lloj talenti.

Si u bë i famshëm Al Pacino?

Duke marrë shkas nga reagimi që po ndodh aktualisht kundër 'fenomenit nepo babies' (ku disa persona të famshëm si psh Gwyneth Paltrow janë të mendimit se fëmijët e të famshëmve dhe të pasurve duhet të vërtetojnë se janë, dijnë apo vlejnë më shumë se ata që nuk janë fëmijë të prindërve të njohur për të ardhurat apo sukseset e tyre) mund të jetë diçka e këndshme të shohësh se si një aktor ka punuar jashtëzakonisht shumë për të arritur aty ku është.

Al Pacino u bë i famshëm përmes punës, djersës, këmbënguljes, lotëve dhe talentit. Kur ai gjatë adoleshencës së tij vendosi të ndiqte Shkollën e Lartë të Arteve Skenike, nëna e tij nuk e miratoi, duke e ‘shtyrë’ të riun të largohej nga shtëpia. Si rezultat, djaloshit të ri që e priste një e ardhme si aktor shumë i mirënjohur, iu desh të niste fillimisht një punë me pagë të ulët si kamarier, portier, roje, fatorino dhe nëpunës poste për të mbajtur veten.

Aktori e la shkollën e mesme përfundimisht për të ndjekur aktrimin me kohë të plotë. Pasi u refuzua fillimisht nga ‘The Actors Studio’, Pacino filloi trajnimin e tij për aktor në ‘HB Studio’. Pas shumë pune, ai ritentoi dhe më në fund u pranua në ‘The Actors Studio’ 4 vite më vonë. Në atë periudhë ai studioi me të mëdhenjtë e aktrimit, me kolegë që në vijim do ktheheshin në yjet e kinematografisë si Lee Strasberg. Pacino e gjeti suksesin në aktrim profesional, fillimisht  në skenën e teatrit në vitet '60 përpara se të kalonte në rolet e ekranit të madh.

Debutimi i tij në kinematografi erdhi në formën e një roli të vogël  ‘Me,Natalie’ (Unë, Natalie), një film me Patty Duke (1969). Megjithatë, ishte roli i tij në ‘Panic in Needle Park’  (1971) përmes të cilit gëzoi vëmendjen e regjisorit Francis Ford Coppola. Regjizori më pas e zgjodhi Pacino-n për atë që do të bëhej roli i tij kryesor si Michael Corleone në ‘The Godfather’ (1972).

Pacino u përzgjodh në rolin e Corleone-s pas kundërshtimeve nga drejtuesit e studios, të cilët donin një aktor të njohur për këtë pjesë. Ai madje u pushua pothuajse nga puna gjatë xhirimeve për shkak të performancës së tij të nënvlerësuar, të cilën drejtuesit nuk e kuptonin në atë kohë. Megjithatë, ai rol do t’i sillte nominimin e parë mes nominimeve të panumerta gjatë karrierës së tij në garën e ‘Oscar’. Gjithashtu, roli shënoi fillimin e shkëlqimit të tij  në filma me famë dhe vlerësim mbarëbotëror.

Po sa është vlera e të ardhurave të Al Pacino në vitin 2023?

Sipas ‘Celebrity Net Worth’, Al Pacino ka një pasuri prej 120 milionë dollarësh në vitin 2023. Ai e ka fituar këtë pasuri kryesisht përmes punës së tij të aktrimit, por edhe përmes punës së tij si regjisor dhe producent filmash.

Sa u pagua Al Pacino për ‘The Godfather’?

Për rolin e tij të parë si Michael Corleone në filmin ‘The Godfather’ të vitit 1972, Al Pacino thuhet se është paguar 35.000$. Kjo pagë relativisht e vogël ishte për shkak të faktit se ai ishte ende i panjohur në kohën kur u bë pjesë e kastit, megjithëse fakti që ky film lançoi karrierën e tij si aktor kinematografie mbase e ka kompensuar mungesën e një page më të denjë. (Duhet patur parasysh se në atë kohë, kjo shumë do të ishte gati 253.000$ sot)

Sa u pagua Al Pacino për ‘The Godfather II’?

Për rolin e tij në ‘The Godfather II’ (1974), paga e Al Pacino-s u rrit nga 35.000$ në 500.000$ (3.18 milionë dollarë sot) si dhe 10% të fitimeve të filmit. Për shkak të kësaj marrëveshjeje, Pacino ka fituar dhjetëra miliona fitime shtesë për rolin e tij në film.

Sa u pagua Al Pacino për ‘The Godfather III’?

Për rolin e tij në pjesën e tretë të Trilogjisë ‘Godfather’ (1990) Al Pacino thuhet se u pagua 5 milionë$. Megjithatë, është thënë se aktori fillimisht kërkoi një pagesë paraprake prej 7 milionë dollarësh plus një përqindje të fitimit të filmit para fitimit, gjë që u mohua nga regjisori Francis Ford Coppola, i cili kërcënoi se do ta vriste personazhin e tij.

Sa u pagua Al Pacino për ‘Scarface’?

Nuk është publikuar publikisht se sa është paguar Al Pacino për rolin e tij ikonik si Tony Montana në filmin ‘Scarface’ të vitit 1983. Megjithatë, duke marrë parasysh faktin se buxheti i filmit ishte rreth 13 deri në 14 milionë dollarë dhe ai paguhej në atë kohë mbi 500.000$ për, mund të imagjinojmë se ndoshta ishte paguar në disa miliona, ndoshta edhe me një përqindje të filmit.

Sa është paguar Al Pacino për ‘The Devil's Advocate’ (Avokati i Djallit)?

Nuk është bërë publike se sa është paguar Al Pacino për rolin e tij djallëzor në filmin ‘Avokati i Djallit (1997). Ne e dimë se aktori i famshëm Keanu Reeves mori një ulje page prej disa milionësh në mënyrë që të lejojë që produksioni të përballojë të sjellë Pacinon në bord. Si rezultat, ne imagjinojmë se Pacino ka shumë të ngjarë të jetë paguar rreth 10 milionë$ për rolin e tij.

Sa u pagua Al Pacino për ‘Jack and Jill’?

Nuk është bërë e ditur se sa është paguar Al Pacino për rolin e tij në filmin shumë të përfolur të vitit 2011 ‘Jack and Jill’. Është thënë se Adam Sandler është paguar 20 milionë dollarë për rolin e tij. Paraqitja e Pacinos në film, i cili i dha atij çmimin ‘Razzie’, është konsideruar prej kohësh si një nga nga filmat me ‘rolet e më të paguara’, një film që aktori e ka pranuar qartazi vetëm për para. Për shkak të kësaj, mendohet se ai është paguar me miliona për filmin, 5 deri në 10 milionë dollarë.

Sa u pagua Al Pacino për ‘House of Gucci’?

Nuk dihet se sa është paguar Al Pacino për rolin e tij në ‘House of Gucci’ të vitit 2021. Megjithatë, duke pasur parasysh se thuhet që Pacino është paguar 20 milionë dollarë për rolin e tij në ‘The Irishman’ (2019) dhe se zakonisht fiton 10 milionë dollarë për shumicën e filmave të tij sot, ai mund të ketë fituar mbi 10 milionë dollarë për rolin.

Sa para fiton Al Pacino për një film?

Pacino zakonisht fiton rreth 10 milionë dollarë ose më shumë për film, me pagën e tij që kalon 20 milionë dollarë për projekte të caktuara. Jo keq! /parade.com/