KAFE SHQETO/ Emira Selimi, studentja që po ndërton vetëm bibliotekën shqipe në Manastir

E ftuar në një lidhje ‘Skype’ në pjesën e fundit të ‘Kafe Shqeto’ ishte Emira Selimi, studentja e cila ka marrë një nismë të veçantë për ndërtimin e së vetmes bibliotekë shqiptare në Manatir, pikërisht aty gërmëzua për herë të parë alfabeti shqip.

Ajo shprehet se në këtë mënyrë reduktohet edhe rreziku tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriu për të harruar gjuhën shqipe.

Deklarata e plotë:

Emira Selimi:Për ne që jetojmë jashtë Shqipërisë kemi një mall të veçantë për të. Momentalisht po hap një bibliotekë shqiptare në qytetin e iluminizmit dhe qytetin e alfabetit, Manastir. Pothuajse ka një muaji që kam filluar e këtë përgatitje dhe kjo gjë është bërë virale në trojet shqiptare.

Pyetje: Është paradoksale që një gjë që ishte para syve tanë të mos kishte ndodhur. Pse Manastiri nuk e ka një bibliotekë shqiptare?

Emira Selimi: “Pikërisht këtu dua të ndalem, sidomos kur bëj ndonjë intervistë për mediat e Shqipërisë. Dua që të gjithë shqiptarët ta kuptojnë rëndësinë e këtij qyteti. Manastiri është një qytet i cili ka qenë i joni, por sot fatkeqësisht është i zotuar nga të tjerët, unë kështu do të shprehem pasi realiteti është i tillë duke mos pasur frikë nga e vërteta do e flas deri në fund. Këtu jeton një numër shumë i vogël njerëzish ku sipas statistikave rreth 2% janë shqiptarë dhe kjo është një propagandë mjaft e çuditshme.

Pyetje: Ndërkohë që po flasim, situata mes Maqedonisë së Veriut është mjaft e ndjeshme. Pse duket sikur Jeruzalemi i intelektit shqiptar është i lënë pas dore?

Emira Selimi: “Përpos qeverisë së Maqedonisë së Veriut që duhet të ja lë fajin, faji më të madh e ka shteti shqiptar pra qeveria shqiptare. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë shkruan se: Shqipëria e ka për detyrë të plotë të kujdeset për bashkëkombasit që jetojnë jashtë territorit shqiptar. Mua më intereson shumë kjo pjesë dhe kush nga qeveritarët shqiptar është i interesuar për qytetin e alfabetit? Ata asnjëherë nuk e kanë vizituar e kur populli do të mbesi ‘jetim’ sigurisht që dikush do të tallet me të. Pothuajse ka një vit muzeu ku u themelua alfabeti i gjuhës shqipe është pa rrymë elektrike? A nuk ka mundësi që Ministria e Kulturës të bëjë diçka për këtë?

Klea Sula/ Syri.net/