Tensionet në hapësirën ajrore mbi Detin Baltik midis forcave të NATO-s dhe Rusisë

Një incident ka ndodhur ditën e djeshme mbi Detin Baltik.

Një avion luftarak rus është ngritur për të shoqëruar një avion zbulues detar gjerman Lockheed P-3C Orion, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Avioni i Bundeswehr-it u fiket para se të arrinte në hapësirën ajrore ruse, shkruan gazeta gjermane Bild.

Më pas avioni luftarak Su-27 u kthye në aeroportin e tij bazë.

“Është parandaluar një shkelje e kufirit shtetëror rus”, tha ministria ruse, në një deklaratë të saj.

Ndërsa një zëdhënës i marinës gjermane tha se 'ishte një fluturim rutinë zbulimi. Një përgjues rus më pas u ngrit në hapësirën ajrore pranë Kaliningradit për të vëzhguar, asgjë nuk ndodhi.'

Tensionet në hapësirën ajrore mbi Detin Baltik midis forcave të NATO-s dhe Rusisë janë rritur që kur Rusia nisi një sulm të madh ndaj Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Me enklavën e Kaliningradit, Moska ka një post ushtarak të zhvilluar mirë në rajon.

Flota ruse e Balltikut është gjithashtu e vendosur atje.