SYRI TV/ Haxhiu flet për Vis Martinajn/ Shkullaku i kërkon një emër të gjallë

Debate të fortë u regjistruan mbrëmë në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, kur analisti Aarmand Shkullaku i kërkoi kolegut Baton Haxhiu që t’i tregojë një person të inkriminuar, jashtë periudhës së qeverisjes së Ramës, që ka depërtuar në parlament ose në nivele të larta të qeverisjes. Haxhiu përmendi emrin i Ervis Martinajt, por Shkullaku tha se duhej të përmendte një emër të gjallë

DEBATI

Haxhiu: Çfarë quan vjedhje të votës?

Shkullaku: Kur përdoren bandat të armatosura për të kontrolluar një qytet të tërë.

Haxhiu: Prej vitit 1991, bandat janë përdorur gjithandej. Bandat janë zvogëluar maksimalisht.

Shkullaku: Unë nuk kam parë ndonjëherë, unë po të them 20 i kishe vetëm në parlament, nja 10 i kishe kryetarë bashkie. A ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri në 30 vite? Kjo ndodh vetëm në Siçili, që banditët me rekorde të certifikuara të bëhen përfaqësues të qytetarëve. Kjo ndodh vetëm me Edi Ramën. Prandaj ta bëra sfidën, më thuaj rastin e një krimineli që ka hyrë në parlament jashtë epokës së Edi Ramës. Se po the në të gjithë kohën, edhe unë po të them që në kohën e romakëve ka pasur probleme të tilla.

Haxhiu: Ervis Martinaj.

Shkullaku: Po, ma thuaj ku është Ervis Martinaj?

Haxhiu: Nuk ka qenë deputet, por ka prodhuar deputetë.

Shkullaku: Këto që janë gjallë, më thuaj ndonjë për kë po punojnë. Kë ka çuar Rama në Dibër. Me kë hante drekë? Ma thuaj emrin. Unë them se i ka në parlament dhe kryetarë bashkie, ti më thua...